Vajza lind me çrregullimin e rrallë që e bën të duket si një e moshuar

Një grua e re nga Afrika e Jugut ka lindur një vajzë që duket si e moshuar. 20-vjeçarja lindi vogëlushen me një gjendje të rrallë mjekësore progeria, e quajtur edhe si sindroma Hutchinson-Gilford, e cila bën që fëmijët të duken më të vjetër.

“Na thanë se ishte me aftësi të kufizuara. Vura re gjatë lindjes së saj se kishte diçka të çuditshme me të. Ajo nuk qau dhe po merrte frymë përmes brinjëve të saj.”, tha gjyshja e saj.

Fotot e foshnjës kanë shkaktuar tronditje në internet

Mjekët thonë se një mutacion në një gjen shkakton progeria, i cili nga ana tjetër, shkakton plakje të përshpejtuar. Zakonisht simptomat nuk shfaqen kur lind fëmija por gjatë vitit të parë. Sidoqoftë, në disa raste si ky, ka disa shenja që nga lindja.

Mediat në Afrikën e Jugut raportuan se gruaja e re lindi në shtëpinë e saj në qytetin e vogël të Libode

Share With:
Translate »
349 Views