‘Vajza lindi’. Harry i dërgoi mesazh Kate-t dhe jo William-it
Kate Middleton është ura. Ura e komunikimit të dy vëllezërve që i kanë të ngrira marrëdhëniet mes njëri-tjetrit.
Doni një rast konkret? Dita kur lindi Lilibet Diana. Mësohet, nga një burim shumë afër tyre, se Harry njoftoi kunatën Kate për lindjen e vajzës dhe jo vëllain e tij.
Pas lajmit, në profilin e Dukëve të Kembrixhit u postua statusi i mirëseardhjes për Lilibet. Me siguri edhe atë do e ketë shkruar Kate.
Harry dhe William i kanë të tensionuara marrëdhëniet sidomos pas intervistës së vëllait të vogël tek Oprah ku foli për familjen.
