Vajza me sëmundjen e rrallë, është vetëm 2-vjeçe por shikoni si duket

Një vajzë e lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik që e bën atë të duket shumë më e vjetër se sa në të vërtetë besohet se është personi i vetëm në botë me gjendjen e saj.

2-vjeçarja Isla Kilpatrick-Screaton, nga Leicester ka një lloj unik të sëmundjes mandibuloacral dysplasia.

Gjendja, e cila fillon para lindjes, njihet edhe si sëmundja “Benjamin Button” sepse shkakton plakjen e shpejtë të qelizave.

Pasi u njohën me sëmundjen e saj, mjekët u shqetësuan nga rezultatet e testeve të cilat treguan një mutacion në gjenet e saj, që nuk ishte parë kurrë më parë.

Prindërit e saj Stacey Kilpatrick dhe Kyle Screaton u tronditën kur mjekët i thanë se duhet të kërkonin në internet pasi nuk kishin shumë informacione mbi gjendjen e saj.

Ajo peshon vetëm 6.8 kg dhe e paaftë për të folur.

Isla komunikon përmes gjuhës së shenjave dhe format e eshtrave të saj shtrembërohen nga çrregullimi.

Screaton tha se tani familja e ka pranuar gjendjen e saj dhe e quajnë “gjyshe” me shaka.

Çifti përballet me një betejë të përditshme pasi u duhet të kujdesen për Islan, e cila përballet me një të ardhme të pasigurt për shkak të problemeve me zemrën dhe rrugëve të ngushta të frymëmarrjes.

Isla sapo ka filluar të zvarritet dhe mund të thotë shumë pak fjalë.

Share With:
Translate »
504 Views