Vajza modele e Kate Moss shfaqet në pasarelë me Omnipod nga diabeti
Në pasarelë me Omnipod, injeksion insuline në kofshë. Lila Moss 19 vjeçe u shfaq kështu në sfilatën e kësaj jave të Fendace ( Fendi & Versace) në Milano duke marrë gjithë vëmendjen, ndoshta më shumë sa vetë veshjet e reja të dizajnuara nga markat e njohura.
Modelja e cila është vajza e supermodeles britanike Kate Moss vuan nga diabeti i tipit 1, që kërkon injeksione të insulinës (me gjilpërë ose përmes pajisjes Omnipod) për të ruajtur nivelet e sheqerit në gjak. Lila Moss nuk u mbulua aspak me një palë pantallona, fund ose fustan por siç ishte parashikuar që më herët se çfarë do të vishte në pasarelë, me bikini dhe xhaketë.
Nuk mund të luhet me shëndetin, dhe këtë mendim kanë ndarë edhe komentuesit në rrjetet sociale që e kanë mbështetur modelen e re dhe e kanë komplimentuar: Duhet të jesh krenare për veten, i shkruajnë të shumtë në foton që vetë Lila ka postuar në Instagram.
Ajo që ndodhi me Lila Moss në fakt është edhe një reminder se diabeti i tipit 1 nuk lidhet aspak me peshën, madhësinë e trupit ose stilin e jetës.
Në fund të sfilatës u shfaq edhe nëna e saj Kate 47 vjeç, e cila dukej më se në formë me një fustan të zi. Ndërsa Lila u shfaq me bikini, me xhaketë të dizajnuar sipër dhe çantë plazhi.
Lila Moss ka folur më herët për diagnozën e saj të diabetit. Në një intervistë ajo ka thënë: Jo shumë njerëz e dinë që unë kam diabet. Sigurisht nuk është e dukshme nga jashtë. Diabeti nuk mund të kuptohet vetëm duke të të parë nga jashtë. I kuptoj ata që kanë të njejtën gjë si unë dhe do doja ti ndihmoja.
Çfarë është diabeti i tipit 1:
Diabeti i tipit 1 ose diabeti i varur nga insulina zhvillohet zakonisht para moshës 30 vjeçare. Është një sëmundje kronike autoimune në të cilën pankreasi nuk prodhon shumë insulinë. Ky lloj i diabetit shpesh kërkon disa injeksione insuline çdo ditë për të parandaluar nivelet e larta të sheqerit në gjak (glukozë) dhe nuk mund të kontrollohet përmes dietës, të ushqyerit dhe stërvitjes.
/Tiranapost.al