Vajza surprizon mamanë e saj: Nuk dua që ta vuash…

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e 17-vjeçares Vjosana. Ajo në studio rrëfeu fëmijërinë e saj të vështrirë dhe problemet shëndetësore që ka kaluar mamaja e saj, që në momentin që ajo ka ardhur në jetë.

Pjesën më të madhe të kohës, mamaja e saj ka qëndruar në spital dhe Vjosana është rritur nga gjyshërit dhe tezet. Vjosana e ftoi nënën e saj në studio dhe kërkon prej saj, që ajo mos e vuajë më faktin që nuk ka i qëndruar pranë gjatë periudhës së fëmijërisë.

Elidiana emocionohet shumë kur shikon në anën tjetër të ekranit vajzën e saj dhe shprehet se ato të dyja janë rritur bashkë dhe Vjosana ka qenë mbështetja më e fortë për të, gjatë periudhës së vështirë që ka kaluar.

Vjosana: Mami kam ardhur këtu sot për të treguar historinë tënde, se sa vështirësi ke hasur ti në jetën tënde dhe për të të thënë që duhet t’i lëmë pas të gjitha dhe të vazhdojmë rrugën drejt, si ti e ke vazhduar dhe po vazhdon ta bësh jetën tënde. E di që e ke vuajtur shumë pjesën që kur kam qenë unë e vogël kam ndenjur më shumë tek nëna, tek gjyshi dhe tezet, se sa me ty. Po nuk dua që ta vuash sepse ato ndoshta për mua janë disa s’prova, që ty Zoti të ka provuar në jetë dhe mua më kanë bërë më të fortë dhe më kanë bërë femrën që ti do të unë të jem sot. Unë dua që të jem pasqyra jote. Të them të dua shumë dhe nuk dua të qash, të lutem.

Elidiana: Shpirti i mamit! Nëse ka një person që unë dua t’i kërkoj falje në këtë jetë është pikërisht Vjosana sepse ajo më ka parë shumë të vuaj, të bie, të ngrihem, mungesa që ajo ka pasur. Por prapë i them gjithmonë, që ne të dyja jemi rritur bashkë dhe ka qenë mbështetje shumë e fortë për mua Vjosana, si dhe motra dhe vëllai që erdhën pas Vjosanës.

Share With:
Translate »
475 Views