Vajzat e njohura që nusëruan me barkun e rrumbullakosur do të kenë kujtimet më të ëmbla nga martesa

Të pranishëm në dasmën tënde të jenë edhe fëmijët e tu në një mënyrë krejt speciale, a nuk do të ishte bukur?

Disa nga vajzat e ekranit shqiptare, duket se po e kthejnë në “trend” këtë gjë. Ato kanë vendosur të veshin fustanin e nusërisë mbi barkun e rrumbullakosur.

Pamja nusërore e bashkuar me nurin e shtatëzanisë i ka bërë ato të shkëlqejnë.

Më poshtë gjeni disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar të cilat kanë bërë celebrimin teksa ishin në pritje të ëmbël:

  1. Elita Rudi

Tanimë Elita Rudi Gjikolli.

Elita dhe Gjiko organizuan ceremoninë e tyre martesore në shtatorin e këtij viti. Një dasmë përrallore e cila u komentua shumë gjatë. Edhe pse pas fotove të para të publikuara gjatë festës, menjëherë publiku dyshoi për një shtatëzani të moderators, çifti asnjëherë nuk reaguan rreth kësaj çështje.

Teksa dyshimet rriteshin, më në fund ata e pranuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë vetëm pak ditë më parë nëpërmjet projektit muzikor të Gjikos “Distanca”. Menjëherë pas publikimit të videoklipit ku bukuroshja shfaqej me barkun e rrumbullakosur, Elita publikoi fotot e para të shtatëzanisë.

Duhet thënë se Elita arriti ta fshihte mjaft mirë barkun e saj me dy fustanet e zgjedhur të nusërisë. Fustani i parë ishte ai në formë princeshe i cili për shkak të madhësisë së tij mbulonte mjaft mirë pjesën e barkut. Ndërsa fustani i dytë i nuses, ishte i ngjitur pas trupit, por truku i përdorur për mbulimin e barkut ishin disa thekë të gjatë të vendosur në pjesën e përparme të fustanit. Edhe pse duhet ta pranojmë që me veshjen e dytë, ndryshimet në fizikun e Elitës vëreheshin paksa.

  1. Jona Spahiu

Moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin shqiptar Frenkli Ymeri. Ata organizuan dasmën e tyre në qershorin e këtij viti.

Në fakt barku i rrubmullakosur i bukuroshes ra menjëherë në sy. Edhe pse Jona kishte zgjedhur një fustan të fryrë nusërie dhe të mbushur me lule, sërish fiziku i saj ngriti dyshime.

Menjëherë pas dasmës, moderatorja bukuroshe e pranoi se ishte në pritje të ëmbël, duke publikuar foto ku dukej qartas barku i rrumbullakosur, në Instagramin e saj.

Momentalisht Jona dhe Frenkli janë prindër të një djali të quajtur Raiden, prej mëse dy muajsh.

  1. Katerina Trungu

Moderatorja shqiptare së bashku me bashkëshortin e saj, DJ-n Endri Miliku zgjodhën që të organizonin vetëm një festë private celebrimi. Ata i thanë “Po” njëri tjetrit në qershorin e këtij viti.

Në fakt moderatorja e kishte pranuan edhe më parë shtatëzaninë e saj. Kur Katerina vendosi të vishte fustanin e bardhë, ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.

Trungu kishte zgjedhur një fustan sa të thjeshtë aq edhe të bukur për ditën më të rëndësishme të saj. Ajo nuk ka ngurruar të tregojë barkun e rrumbullakosur i cili dukej aq bukur nën fustanin e bardhë të nusërisë.

Katerina dhe Endri janë bërë prindër të një djali.

  1. Elona Duro

Elona Duro dhe bashkëshorti i saj Lorenc Goga kurorëzuan dashurinë e tyre në muajin gusht të vitit 2017. Cifti zgjodhën që të mos bënin diçka madhështore, por thjesht ceremoninë e celebrimit me njerëzit e tyre më të afërt.

Fustani që moderatorja kishte zgjedhur ishte i gjatë deri tek kyçi i këmbës, me dekolte tyli dhe një “rrip” në pjesën e belit. Moderatorja nuk donte aspak ta fshihte pritjen e saj të ëmbël.

Në fakt një lajm i tillë kishte qarkulluar para se të bëhej i ditur lajmi i martesës së çiftit.

Pesë muaj pas celebrimit, çifti u bënë prindër të një djali të quajtur Tomas.

Edhe pse pas ceremonisë celebrale, Elona u shpreh se festën e madhe martesore, kishin menduar ta bënin pas një viti e gjysmë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga çifti.

  1. Rudina Hajdari

Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të dhjetorit, Azem Hajdarit është martuar me Mucjon Demiraj në korrikun e vitit 2015. Një dasmë krejt e veçantë e organizuar në New York.

Rudina e kishte publikuar shtatëzaninë më parë se të shpallte martesën e saj. Madje në dasmë, ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë të ngjitur pas trupit i cili theksin e vendoste tek barku i rrumbullakosur.

Tre muaj pas dasmë, Rudina dhe Mucjoni u bënë prindër të një vajzë të quajtur Hana.

  1. Adelina Tahiri

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, organizoi festën e saj të celebrimit me avokatin maqedonas Serjova Makov në dhejtorin e vitit 2017. Në fakt dyshja u mundua të qëndrojë sa më larg syve të medias duke e mbajtur celebrimin e tyre tepër sekret. Vetëm një ditë pas lajmit të fejesës së tyre, papritur Adelina publikoi në Instagram një foto të vetën ku dukej e ulu në një tryezë duke hedhur firmën në dokumentin martesor me mbishkirmin anash fotos “Zyrtarisht e martuar”.

Ndryshe nga nuset e tjera, Adelina kishte vendosur që në ditën e celebrimit të mos vishte fustanin e bardhë. Ajo kishte zgjedhur një veshje krejt të veçantë.

Një body të kuq, të mbushur me rruaza dhe një pellush të gjatë sipër tij, i cili mbulonte mjaft mirë pjesën e barkut.

Në fotot e publikuara, artistja nuk e tregonte asnjëherë barkun e saj, derisa në në shkurtin e vitit 2018, ajo e pranoi zyrtarisht se ishtë në pritje të ëmbël.

Pak kohë më vonë, në muajin gusht, Adelina u shfaq për herë të parë e veshur me një fustan të ngjashëm nusërie në festën e organizuar për mirëseardhjen e bebit.

Një fustan totalisht i bardhë, i gjatë, i mbushur me gurë në pjesën e përparme, me mëngë të gjatë, me thekë që vareshin dhe me një rrip të hollë në mes, artistja shkëlqeu. Me këtë veshje Adelina tregonte mjaft qartë barkun e saj të rrumbullakosur.

Edhe pse e ftuar nëpër televizione, Adelina është shprehur se do të organizojë një dasmë madhështore, ende nuk ka ndodhur.

Adelina dhe Serjovau bënë prindër të një djali të quajtur Jon në muajin gusht të këtij viti.

Këto janë disa nga nuset tona të cilat kanë vendosur ta zhvillojnë në këtë mënyrë celebrimin e tyre, duke pasur brenda vetes bekimin e tyre më të madh, në ditën më të rëndësishme të jetës.

Share With:
Translate »
779 Views