Vajzat e showbiz-it shqiptar që po e kalojnë verën në pritje të ëmbël!
Diell, plazh, relaks, pushime, det… Të gjitha brenda stinës së verës. Krahas lodhjes nga temperaturat e larta, padyshim stina e verës të jep mundësinë të shijosh një pafundësi ndjesish dhe aventurash. Por pavarësisht të gjitha “çmendurive” që ju mund të keni bërë apo jeni duke bërë këtë verë, aventurën më të bukur po e kalojnë disa nga vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar.
Plot nëntë vajza të njohura, këtë verë po e kalojnë në pritje të ëmbël. Shumë shpejt ato do të sjellin në jetën frytin e tyre të dashurisë dhe jemi të sigurtë që për të gjitha, vera e vitit 2019 do të jetë një nga ato që do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës.
Duke nisur nga moderatoret, e deri tek bota e politikës, rastësia bëri që këto vajza të shijonin në të njëjtën periudhë pritjen e ëmbël edhe pse me diferencë muajsh mes tyre. Më poshtë, ne të “News31.al” ju sjellim në vëmendje vajzat e showbiz-it vera e të cilave është më ëmëbël se e të gjithëve.
Ira Seferi
Lajmi më i fundit për pritje të ëmbël ishte rasti i Ira Seferit i cili u vërtetua ditën e sotme nga News31.al. Ira dhe aktori i njohur shqiptar, Gaz Paja, do të bëhën prindër për herë të parë.
Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ledion Liço do të bëhën prindër për herë të dytë. Londoni i vogël do të bëhet me një vëlla.
Fatma Methasani
Moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe bashkëshorti i saj, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, do të shijojnë ndjenjën e prindërimit për herë të parë.
Floriana Garo
Ish-missi Floriana Garo dhe bashkëshorti i saj, avokati Enis Daci, do të bëhën prindër për herë të dytë. Ata kanë një vajzë të quajtur Aida, ndërsa gjinia e foshnjës që do të vijë në jetë nuk është zbuluar ende.
Brunilda Lahe
Moderatorja e “My Living” Brunilda Ladhe dhe bashkëshorti i saj, do të bëhen prindër për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë.
Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj Artani, do të bëhen prindër të një vajze për herë të dytë.
Lira Burgija
Gazetarja shqiptare Lira Burgija dhe bashkëshorti i saj Ertjani do të bëhen prindër për herë të parë, ndërkohë që News31.al pak kohë më parë zbuloi se çifti janë në pritje të një djali.
Megi Topalli
Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe partneri i saj Angjelin Serreqi, do të bëhen prindër për herë të parë. Megi është në muajt e fundit dhe bebi do të vijë shumë shpejt në jetë.
Ariana Fejzullahu
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana do të bëhen prindër për herë të katërt. Cifti kanë një djalë dhe dy vajza, ndërkohë që rreth muajit tetor familjes do t’i shtohet edhe një tjetër vajzë.
Ne i urojmë të gjithë çifteve urime dhe jemi në pritje të ardhjes në jetë të të vegjëlve të tyre. Ndërkohë vajzat të “shfrytëzojnë” në maksimum këtë verë që ta bëjnë të paharrueshme0.








