Vajzat që kanë folur për infertilitetin dhe abortin, përpara Selena Gomez
Deklarata e Selena Gomez, që për shkak të arsyeve shëndetësore nuk mund të mbajë dot fëmijë në mitër, bëri bujë. Kjo deklaratë erdhi njëherë me Jack, fëmijën e parë të Justin dhe Hailey Bieber. Rrjeti u bë edhe më i ndjeshëm, sidomos për fansat Jelena, ata që donin Justin Bieber dhe Selena Gomez të finalizonin dashurinë e tyre me një bebe.
Po para Selena Gomez, edhe gra të tjera kanë folur për problemet me shëndetin riprodhues. Ato kanë bërë deklarata të forta, të dhimbshme, të cilat i gjen më poshtë.
Selena Gomez
Unë s`e kam thënë ndonjëherë këtë, por unë s`mund të sjellë në jetë fëmijët e mi. Kjo për shkak të disa problemeve të mia shëndetësore, për shkak të të cilave s`mund ta mbaj në bark një bebe. Nëse do ta bëja, do vija në rrezik jetën time dhe të fëmijës. Kjo është diçka për të cilën prej kohësh ndihem keq.
Angela Bassett
Angela Bassett ka treguar betejat e saj me In Vitro, trajtimet e ndryshme dhe përballjen e vështirë me infertilitetin prej 7 vitesh.
“Ka qenë e vështirë. Ka qenë sfiduese. Nuk ndodhte. Ose ndodhte dhe pastaj shkatërrohej. Ka qenë e vështirë”.
Ajo solli në jetë binjakët e saj në vitin 2006, përmes nënës surrogatë.
Jennifer Aniston
“Kam vuajtur gjatë trajtimit për IVF. Kam pirë çaj kinez. Do kisha dhënë gjithçka që dikush të më thoshte: Ngriji vezët e tua. Bëji vetes një nder. Mos mendo më për këtë gjë. Kështu që ja ku jam sot. Tani është shumë vonë.
Michelle Obama
Ka folur gjithashtu për eksperiencën e vështirë të humbjes së një fëmije për shkak të abortit spontan kur ishte 30 vjeçe.
“M`u duk sikur kisha dështuar vetë unë, pasi nuk e dija se sa të zakonshme ishin abortet, ngaqë askush nuk fliste për këtë gjë. Ne u zhytëm në dhimbjen tonë dhe na dukej se ishim thyer”.
Për të sjellë në jetë dy vajzat e saj, Sasha dhe Malia, Michelle iu nënshtruar procedurave In Vitro.
Nicole Kidman
“Të gjithë ata që kanë qenë ndonjëherë në pozitën që duan të sjellin në jetë një fëmijë, e njohin mirë zhgënjimin, dhimbjen dhe ndjesinë e humbësit që kanë përgjatë përballjes me infertilitetin. Fertiliteti është diçka e rëndësishme dhe është diçka për të cilën unë do të flas gjithmonë”.
Halsey
Ka qenë gjithmonë shumë e hapur për të folur për endometriozën dhe shëndetin riprodhues. Ajo ka treguar madje edhe për abortin që ka pësuar gjatë një koncerti në vitin 2019. Halsey ka folur edhe për sugjerimin e ngrirjes së vezëve me idenë se më pas do mund ta mbante një bebe në bark.
“Unë u thashë: Prisni pak. Çfarë thatë? Thatë që unë mund të kem fëmijë? Ishte sikur të zbuloja që kisha shpëtuar nga një sëmundje e pashërueshme. Telefonova nënën time duke qarë dhe i thashë se nuk më interesonte të bëja një album të tretë. Do bëj një fëmijë, i thashë”.
Anne Hathaway
“Herën e parë nuk funksionoi për mua. Po përveç kësaj, në atë periudhë më duhej të lindja çdo natë në skenë, për shkak të një roli. Është shumë e vështirë ta duash diçka aq shumë, të ,os mundesh dhe të mendosh se po bën diçka gabim”.