Vajzë apo djalë, Ardiani dhe Fjolla zbulojnë gjininë e bebit
Pak kohë pasi ndanë me të gjithë lajmin e bukur se po bëhen prindër për herë të parë, Ardian Bujupi dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Fetinci, na paskan rezervuar një tjetër surprizë për ndjekësit e tyre. Çifti sapo ka zbuluar gjininë e bebit që po presin dhe përgjigja përfundimtare është djalë.
Fjolla ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi shumë të ëmbël krah Ardianit, ku këngëtari i mban duart rreth barkut të saj të rrumbullakosur që tashmë është mjaft i dukshëm. “Është djalë”, ka shkruar ajo e emocionuar krahas fotos, duke e shoqëruar me një zemër blu dhe duke konfirmuar kështu se familja e tyre shumë shpejt do të zgjerohet me një trashëgimtar. Fotografia ka marrë menjëherë qindra urime nga miqtë, kolegët dhe fansat e dyshes.
Kujtojmë se Ardiani, i cili ndër vite e ka ruajtur me shumë fanatizëm jetën e tij private dhe lidhjet romantike, u martua në fshehtësi të plotë me Fjollën dhe e prezantoi atë zyrtarisht te publiku vetëm në vjeshtën e vitit 2024. Ndërkaq, në shkurt të këtij viti, ata e konfirmuan përfundimisht pritjen e ëmbël me mbishkrimin “Mirë se vjen engjëlli ynë”, pas shumë aludimeve në rrjet. Tani që misteri i gjinisë u zgjidh dhe dyshja duket më e lumtur se kurrë në këtë kapitull të ri, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë atyre një periudhë sa më të qetë deri në lindje.
View this post on Instagram