Vajzë apo djalë? Miriam flet për shtatzëninë dhe si ia dha lajmin Albanit (video)

Miriam Cani ka folur për herë të parë për shtatzëninë e saj të dytë, dhe sesi e priti lajmin e bukur.

Në një rrëfim për “Mirage”, Miriam tregoi se 3-mujori i parë ishte i sikletëshëm, por tani vjen pjesa më e bukur:

“E kam kaluar tremujorin e parë  kështu që po filloj të ndihem pak më mirë dhe çdo grua që e kalon këtë periudhe e di që është e vështirë”.

Miriam tregoi se në momentin që e morën vesh që do të bëheshin prindër për herë të dytë, ishin në Maldive, ku u mbajt dhe ceremonia e martesës.

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh!”, u shpreh Miriam.

Ajo tregoi gjithashtu se lajmin e shtatzënise ia ka thënë Albanit të parit:

“Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm.  Për Ameli-në do të punojmë pak me problemin e xhelozise që e kanë të gjithë  fëmijët”.

Sa i përket gjinisë Miriam tha: “Akoma nuk e dimë cfarë do të jetë por nuk kemi preferencë! Nëse do të jetë vajzë do të bëhet shoqe për Amelinë, nëse do të jetë djalë do bëhet shok për babin e vet. Në të dyja rastet është shumë bukur”!

Share With:
Translate »
2347 Views