“Vajzën e helmuan”, mamaja e Rezarta Xibrrakut kërkon drejtësi

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Librazhd, ku e reja Rezarta Xibrraku humbin jetën, kanë folur sot familjarët e saj për  mikrofonin  e“News24”.  Nëna e të resë, e cila humbi jetën në rrethana ende të paqarta këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.

“Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku. Nga ana tjetër, i vëllai thotë  se  nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjaret e Olsit Hajdarit

“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të me vijnë ne shtëpi. Ata me helmuan motre . Te hetohet e vërteta. Po shkojmë ne polici. Fola me olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai.

Share With:
Translate »
578 Views