“Vaksinat kanë mbërritur në Shqipëri”, Manastirliu jep lajmin: Nesër fillon vaksinimi te këto kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Open”. Ajo bëri me dije se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër do të fillojë vaksinimi, fillimisht te mjekët dhe infermierët.

Pas tyre, ata që kanë prioritet janë mësuesit, edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend. Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Share With:
Translate »
669 Views