Vaksinimi i studentëve dhe pedagogëve po bëhet në universitete
Çdo pedagog dhe student që do hyjë në auditore duhet të ketë marrë të dy dozat e vaksinës ndaj Covid. Kryeministri Rama bëri me dije rregullin e ri disa javë më parë dhe sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se procesi i vaksinimit ka nisur. Në kuadër të vaksinimit në komunitet, ai do të kryhet në ambientet e fakulteteve, që i kanë hapur dyert më herët këtë vit, ende pa nisur viti akademik.
“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu.