Vaksinimi kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rezultate të pafavorshme të lindjes

COVID-19 gjatë shtatzënisë ka lidhje me një rrezik në rritje të rezultateve të pafavorshme shëndetësore, duke përfshirë vdekshmërinë e nënave dhe lindjen e parakohshme.

Megjithatë, normat e vaksinimit tek shtatzënat mbeten të ulëta për shkak të shqetësimeve për sigurinë e vaksinave kundër COVID-19, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i madh i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), që përfshin mbi 40,000 gra shtatzëna tregon se marrja e një vaksine COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun e rezultateve negative të lindjes, si përshembull lindja e parakohshme dhe pesha e ulët e foshnjës.

Ky studim së bashku me hulumtimet e mëparshme, sugjeron që vaksinat kundër COVID-19 nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e grave shtatzëna ose të porsalindurve.

Bashkautorja e studimit, Dr. Heather Lipkind, profesoreshë në shkollën e mjekësisë në Yale, tha se:

“Ky studim i CDC-së me më shumë se 40,000 gra shtatzëna shton provat që mbështesin sigurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë. Ndër të tjera u zbulua se vaksinimi kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk u shoqërua me lindje të parakohshme ose me moshë të vogël gestacionale për shtatzëni (SGA)”.

Studimi shfaqet në revistën javore të CDC-së, Morbidity and Mortality Weekly Report.

Share With:
Translate »
276 Views