Vaksinohen të rinjtë, rriten kërkesat për vaksina nga moshat 16 deri në 18 vjeç
Interesi për kryerjen e vaksinës anticovid është zhvendosur kryesisht tek grupmoshat më të reja. Në poliklinikën Nr.10 në kryeqytet kryhen rreth 100 deri 150 vaksinime në ditë, me doza të para, të dyta dhe atë përforcuese.
“Aktualisht në klinika kryhen 100 deri 150 vaksinime në ditë. Kemi një rritje të kërkesës 16 +, 18 + që kjo grupmoshë është e interesuar për të kryer këtë vaksinë. Shohim një interes të shtuar edhe tek grupmosha 24 deri 30 vjeç”.
Por numri i kërkesave për të bërë tamponin është ulur. Gjë që sipas ekspertëve të shëndetësisë tregon se vala e Omicronit është drejt fundit të saj.
“Aktualisht janë ulur shumë ndjeshëm simptomat e virozës, dhe numri i të infektuarve. Vijnë me simptoma më të lehta”.
Deri tani janë vaksinuar 44.56% e popullsisë totale, prej të cilëve 41.6% me të dyja dozat, ndërsa 7.1% apo 221 mijë persona kanë kryer edhe dozën e tretë përforcuese.