Valbona Mema flet për raportet me fëmijët dhe vjehrrën pas humbjes së bashkëshortit
Ditën e sotme Valbona Mema ishte e ftuar në “E Diell” për të folur më gjatë për jetën e saj profesionale, marrëdhënien me fëmijët dhe ruajtjen e traditave tiranase. Ajo ka treguar se klipi i saj i fundi është xhiruar në dy vende, Tiranë dhe Shkodër, për shkak të origjinës së saj dhe bashkëshortit të ndjerë. “Unë jam martuar me një djalë shkodran, pavarësisht se Sokoli nuk jeton fizikisht fëmijët e mi janë gjak shkodrani dhe këtë këngë ja dedikoj Shkodrës, prindërve të Sokolit që kanë rritur një djalë aq të mirë, aq të bukur, aq të mençur. Shkodra është gjysma e zemrës sime”, është shprehur këngëtarja. Ndër të tjera Valbona Mema ka treguar se kur të vijë koha që fëmijët e saj të martohen ajo nuk do të ndërhyjë në jetën e tyre, duke qenë se do më të mirën për ta. Ajo ka shtuar se vetë ka pasur fatin të ketë një vjehrrë shumë të mirë që vazhdon ta dojë edhe sot njësoj si ditën e parë.
