Varësia nga rrjetet sociale/ Psikologia Treska: Fëmijët të varur nga youtube, po mësojnë më parë anglishten se sa gjuhën shqipe
E ftuar në emisonin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV, psikologia e njohur Valbona Treska ka folur për fenomenin e varësisë nga rrjetet sociale. Psikologia shprehet se po vihet re një varësi e madhe fëmije nga youtube.
“Rrjetet sociale nxorën në pah njerëz që dinë të bëjnë të gjitha gjërat secili nga indidivdët do të jetë protagonist, njeriu gjen një menyrë për të qenë protagonist, prandaj kanë shumë popullaritet rrjetet sociale, sepse njeriu ka nevojë të dëgjohet dhe ka nevojë për vëmendje. Rrjetet sociale janë shumë fragmentare, nuk është jeta rrejte sociale, është vetëm një moment që shprehet me një foto, jeta është tjetër me të gjitha problematikat e saj. Ka njerëz që kanë varësi nga rrejtet sociale, por ka edhe femijë që kanë varësi nga youtube. Dëgjojnë anglisht dhe e kanë mësuar gjuhën shumë mirë dhe kanë një theks te shkelqyer. Madje flasin më mirë anglisht se sa shqip. Ka ndikim në komunikim nga ajo çfare dëgjojnë në youtube”, u shpreh psikologia Treska.