Varfëria nuk ia ndaloi dot ëndrrat, kjo është 15 vjeçarja që sot prek Hollywood-in
Pavarësisht përpjekjeve të Indisë për të dalë nga varfëria, sërish një pjesë e konsiderueshme, rreth 10.2 % e popullsisë vazhdon të jetojë në kushte jo të mira. Por kjo nuk e ka penguar aspak Maleesha Kharwa, adoleshenten 15 vjeçare nga Mumbai, e cila që e vogël jetonte me ëndrrën se një ditë do të bëhej modele.
Maleesha e ka jetuar gjithë jetën e saj në një lagje të varfër. Në një shtëpi të improvizuar me kallëma bambuje. Shpesh nuk kishin ujë të pastër apo mjaftueshëm për të ngrënë.
Njerëzit që vizitonin këtë vend habiteshin kur e pyesnin vajzën se si ajo ishte e lumtur në kushtet që jetonte, por gjithmonë ajo shprehej se: “Lumturinë nuk e sjell një shtëpi e madhe apo një makinë e bukur. Ajo që ka më shumë rëndësi është të kem një familje të dashur, mbështetëse dhe miq të kujdesshëm”. Po ashtu ajo beson se me punë të palodhur mund të arrish gjithçka tjetër.
Megjithatë ëndërra e saj ishte pranë realizimit, jeta i ndryshoi rrënjësisht pas një takimi fatlum.
Në mes të asaj lagjeje të varfër, ajo tërhoqi vëmendjen e Robert Hoffman, aktorit amerikan që është pjesë e filmit “Step2”, “The streets”.
“ Isha i magjepsur kur e takova, ajo ishte ulur në një dyshek në një tendë të improvizuar. Ishte aq e mahnitshme. Fytyra e saj ishte aq e mrekullueshme sa nuk e di se si dikush mund ta kishte anashkaluar atë më parë”,tha Robert.
Që atëherë, Maleeshës i janë ofruar tashmë role në dy filma të Hollywood- it. Ajo gjithashtu është bërë edhe fytyra e një marke luksoze të quajtur “Forest Essentials”, fytyra e të cilës mahnit të gjithë njerëzit kudo e shohin.