Vargjet e këngëtarit pjesëmarrës në Fest ’56, dedikim për babain e ndjerë
“Orë e ndalur” titullohet kënga pjesëmarrëse në Fest ’56 nga këngëtari Tiri. Pasi performoi në natën finale, prezantuesja speciale e kësaj mbrëmjeje, Jonida Shehu, tha se kjo këngë ishte një dedikim për babain e tij të ndjerë.
Më poshtë po ju sjellim vargjet e shkruara nga vetë ai që do t’ju prekin zemrat!
Në dhomën time dielli zbret
Sot jo nuk e ndjej dorën që troket
Në mur varur rri shalli yt
E gjithçka e jotja është aty
si një pikturë në syrin tim
Koha ndal , k’të çast ma fal
Orë e ndalur, e përmallur,
vetëm vetëm ka mbet’
Jam zemërthyer,
kam frikë ta prek,
Ajo … ajo ka jetë
Jo nuk e dëgjoj zërin tënd
Qetësinë se prish asgjë
veç hapi yt i rënd
Në mur varur rri shalli yt
E gjithçka e jotja është aty
si një pikturë në syrin tim
Koha ndal, k’të çast ma fal
Orë e ndalur, e përmallur,
vetëm vetëm ka mbet’
Jam zemërthyer,
kam frikë ta prek,
Ajo … ajo ka jetë
Mbyll syte të shoh
ti je kudo
Në trup, në shpirt, lart atje
Orë e ndalur, e përmallur,
vetëm vetëm ka mbet’
/Kids’ Time