Vazhdojnë deklaratat shokuese të Sharon Stone: “Gjyshi im abuzoi me mua dhe motrën, gjyshja e ndihmoi”
Zbulime rreth mometeve të vështira të jetës së saj dhe ngjarjeve që e bën që ajo të jetë Sharon Stone, aktorja i ka treguar në librin e saj të titulluar ‘Bukuria e të jetuarit dy herë’.
Libri i aktores është i mbushur me kujtime dhe ndër të tjera aktorja 63 vjeçare flet për goditjen në tru që pësoi 20 vite më parë e cila e çoi në prag të vdekjes, por edhe për abuzimin seksual nga gjyshi i saj kur ajo ishte fëmijë.
Sipas Daily Mail, ylli i ‘Basic Instic’ përshkruan në librin e saj se si ajo dhe motra e saj u morën në dhomë nga gjyshi i tyre kur ishin fëmijë, pastaj gjyshja e tyre mbylli derën dhe plaku Clarence Lawson filloi të ngacmonte.
Kur gjyshi i saj vdiq aktorja ishte 14 vjeç dhe shkruan që u fut në akrovolin për tu siguruar që ai kishte vdekur.
‘Unë e trazova për të parë nëse ai lëvizte dhe isha shumë e lumtur që ai më në fund kishte vdekur. Unë e shikova Kellyn dhe ajo e kuptoi: ajo ishte 11 vjeç dhe kuptoi se gjithçka mbaroi’ shkruan në libër Sharon Stone.
Stone u rrit në Meadville, Pennsylvania.
Ajo ishte jashtëzakonisht e talentuar si fëmijë dhe hyri në klasën e dytë kur ishte pesë vjeç.
Në të njëjtën vit kur gjyshi is saj vdiq ajo pati një aksident të rëndë i cili i la një shenjë të madhe në qafë por që nuk duket më për shkak të operacioneve plastike.
Në kujtimet e saj, Stone kthehet kundër “grabitqarëve seksualë” të Hollivudit dhe në mënyrë specifike përmend (por jo me emër) një producent i cili e detyroi atë të bënte seks të vërtetë me një bashkë-yll për të “shpëtuar” një film.
Stone shkruan gjithashtu në libër dhe për skenën e famshme të marrjes në pyetje të trillerit erotik “Basic Instinct “,me të cilin nisi dhe fama e saj në 1992.