Vdekja e 3 të miturave në Greqi/ Dëshmi të forta edhe për të atin, shoqja e nënës së tij: Më dërgoi foto nudo dhe…

Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis janë në qendër të zbulimeve të reja tronditëse. Një mikeshë e nënës së Manos Daskalakis ka deklaruar se 2 vite më parë kur ishte ende i martuar, i dërgonte asaj foto nudo.

“Unë dhe mamaja e tij jemi rritur në të njëjtën lagje. Manon e kam takuar që kur ishte fëmijë dhe e pashë sërish në vitin 2019, para se të vdiste Malena. Ishim shokë në Facebook dhe shkëmbenim mesazhe herë pas here, por një ditë ai më nisi disa foto nudo. I thash turp të të vijë dhe se nëse do ta shihja në rrugë do ta pështyja”, shkrehet ajo.

Kjo dëshmi nxjerr në pah raportin e çuditshëm që Mano kishte me bashkëshorten e tij, si dhe gjendjen psiqike.

“Si është e mundur që një baba i cili ka humbur fëmijën e tij mund t’i shkojë në mendje të bëjë diçka të tillë?”, shprehen të habitur gazetarët grekë.

 

 

Ndërkohë një tjetër dëshmi vjen nga ish-partneri i Roulës, i cili thotë se para se ajo të martohej me Manon kishte një jetë “shumë aktive dashurore”, ndërsa bashkëshortin e saj e përshkruan si “të përhumbur”.

“Nuk ka mundësi o shok të mos e dish që me gruan tënde kanë pasur lidhje dhe 80 djem të tjerë”, tha ai gjatë deklaratës për median greke

Eev3 070422 Daskalakis Anakriths 1 1024x683 1 768x512

Share With:
Translate »
191 Views