Vdekja e foshnjës në Has/ Zbardhen detajet e rëndë, nëna me probleme të shëndetit mendor
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Has ku një foshnje tre muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit.
Në deklaratën e publikuar së fundmi, Bashkia Has deklaron se ndaj familjes në kushte të vështira ekonomike ishin marrë masat për strehim në një banesë sociale dhe sa i përket kujdesit për fëmijën, ata kishin propozuar dërgimin e foshnjës në një jetimore por gjyshja e tij nuk kishte pranuar.
Reagimi i Plotë nga Bashkia Has:
Në emër të gjithë qytetarëve të Hasit, Bashkia e Hasit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peca për humbjen tragjike të foshnjes.
Bashkia Has në bashkepunim me partnerë të tjerë në vazhdimësi ka qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.
Krahas kësaj ndihme, nga strukturat e sherbimit social, nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu është përfituese e ndihmës ekonomike.
Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.