Vdes fëmija 9 vjeç, u kafshua në gisht nga një kobër
U shtri për të fjetur, por nuk u zgjua më kurrë.
Fati i keq ndoqi një fëmijë vetëm 9 vjeç, teksa ndërroi jetë nga kafshimi i një kobre, ndërsa po flinte.

Prapawee Prawat, ishte duke fjetur në dhomën e gjumit të saj, ndërsa poshtë krevatit ndodhej kobra. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e familjes së saj, në Surat Thani, në Tajlandës.

Gjyshja e saj, Lung Chu 70-vjeçe, kishte shkuar për ta zgjuar, dhe në momntin që vajza nuk reagoi, ajo mendoi se nuk kishte dëshirë të ngrihej.
Ajo e kuptoi se diçka nuk shkonte vetëm kur po i vishte një triko, dhe vajza nuk bëri asnjë reagim.
Policia dhe ndihma e shpejtë erdhën në vendin e ngjarjes dhe vunë re një fryrje në gishtin e vajzës së vogël.
Më pas, poshtë shtratit gjetën edhe zvarranikun dy metra të gjatë, të cilin e vranë.