Vdes vajza 7-vjeçare, një statujë 200 kilogramë i bie sipër

Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi një statujë në Mynih i ra sipër. Autoritetet gjermane janë ende duke hetuar vdekjen e vajzës italiane e cila u vra nga statuja e një hoteli në Mynih.

Shtatë vjeçarja nga Napoli ishte me pushime në Gjermani me prindërit e saj. Ajo vdiq pasi u godit nga një statujë guri 200 kilogramë në oborrin e hotelit ku po qëndronte të premten në mbrëmje.

Njerëzit në vendngjarje, duke përfshirë edhe babain e vajzës, dëgjuan britmat e saj dhe arritën ta shpëtonin, por ajo vdiq në një spital të Mynihut. Mbetet e paqartë pse statuja u rrëzua dhe e shtypi vajzën. Sipas hetimeve fillestare, statuja nuk ishte e vendosur mirë në tokë.

Share With:
Translate »
148 Views