Vdiq në aksident bashkë me të fejuarin, shokët e klasës së 16-vjeçares vendosin lule në bankën e saj

Almeina Karaj është 16-vjeçarja, e cila ndërroi jetë në aksidentin tragjik, bashkë me të fejuarin e saj, dy ditë pas festës së fejesës. Ajo ishte në makinë me Shkumbinin, të fejuarin dhe dy persona të tjerë, që gjithashtu ndërruan jetë tragjikisht.

Ditën e sotme, shokët e saj të klasës kanë vendosur lule në bankën ku ajo ulej. Siç shihet edhe nga fotoja e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA në tavolinën ku mësonte 16-vjeçarja janë vendosur dy karafila.

Share With:
Translate »
191 Views