Vdiq në aksidentin tragjik, 15-vjeçarja shqiptare kishte ndaluar në rrugë për të ndihmuar të plagosurit
Një vajzë 15-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në Montreal ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të aksidentuar në një garë makinash. Sipas mediave lokale, Veronika Gashi së bashku me një shoqen e saj do të merrnin pjesë gjithashtu në një garë makinash, kur panë që dy automjete u përplasën keq. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë, makina e vajzave u përplas nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 pasdite.
E përshkruar si një vajzë që studionte shumë, Veronika mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Mikja e saj Charbel Saliba mendohet të ketë arritur të tërheqë trupin e Veronikës nga automjeti pak para se të digjej.
Motra e saj Laura Gashi tha: