Veliaj flet për herë të parë për bebushin që do vijë në jetë
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj së shpejti bëhet baba.
Bashkëshortja e tij Ajola është në pritje të ëmbël dhe lajmi u bë publik nga vetë Veliaj para pak kohësh.
Ai ka zbuluar sot edhe gjininë e bebit. Erjoni dhe Ajola do të bëhen prindër të një djali.
Në çeljen e garës “Rally Albania”, ishte i pranishëm kryebashkiaku i cili foli me batuta për garën.
Aty zbuloi edhe gjininë e fëmijës.
“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (drejtor gare) dhe me Juli Dhame (presidente e garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”, tha Veliaj.