Vëlla shembullor! Ansi nisi që tani të përkujdeset për Ayan

Andrra Destani e Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë disa ditë më parë. Ato u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.

E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.

Më pas vëllai i madh Ansi zbuloi emrin e anëtarit më të ri të familjes Hoxha. Ansi postoi në profilin e tij në Instagram një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në krahë vëllain e vogël.

Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkroi vogëlushi duke na zbuluar kështu emrin e veçantë të bebushit.

Ansi jo vetëm që i ka zgjedhur emrin, por ka nisur të përkujdeset që tani për vëllain e vogël. Ai e ka nxjerrë Ayan-in shëtitje së bashku me mami Andrrën, teksa karrocën e të voglit e drejton ai vetë.

“Shëtitja jonë e parë”- shkruan Andrra krahas postimit të ëmbël të dy vëllezërve.

Share With:
Translate »
432 Views