Vëllai i motrave Istrefi qenka rritur dhe duket si një xhamajkian i vërtetë

Këngëtarja, Era Istrefi po kalon një fundjavë të këndshme me familjen e saj.

Ajo ka publikuar disa fotografi në profilin personal në Instagram, mes të cilave shohim edhe vëllain e vogël, Bledi.

Me flokët e tij me gërsheta dhe më i rritur, Bledi duket se po ndjek hapat e së motrës sa i përket stilit unik.

Ndërkohë në një foto tjetër  shohim nënën e këngëtares, Suzana, emër tashmë i njohur për të gjithë ne.

Nuk dihet nëse familja Istrefi kanë nisur pushimet apo i kanë përfunduar pasi në bazë të postimeve ata janë në një udhëtim.

Sidoqoftë, sukseset e mëdha të Erës sidomos gjatë këtij viti i kanë sjellë edhe familjes disa ditë pushime padyshim të merituara.

Ditë më parë në media u publikua një pjesë e shkurtër e këngës së Erës, refreni i së cilës ishte në gjuhën shqipe.

Share With:
Translate »
861 Views