Vëllai i saj ka sot ditëlindjen dhe Elita zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar

Elita Rudi është tepër e lidhur me familjen e saj, ndaj shpesh në llogarinë e saj në Instagram shohim foto apo dedikime për personat e zemrës.

Bukuroshja përpiqet që të jetë thuajse në çdo moment të përditshmërisë në kontakt me fansat e saj.

Sot, Elita ka kujtuar dhe një herë momentin e dasmës teksa ka ndarë me ndjekësit një foto së bashku me të vëllanë, i cili ka ditëlindjen.

”Dashuria ime për ty nuk mund të shprehet me fjalë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im i dashur: Të dua shumë! @denisrudii”, shkruan Elita.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!

Sapo lindi, Bota u bë me një llogari personale në Instagram dhe prindërit e saj nuk ngurruan të na e tregojnë menjëherë portretin e të voglës.

Mirëpo, emri super i veçantë i bebushes, të cilin ia paska zgjedhur Gjiko, është paragjykuar shumë nga publiku, siç ka treguar më parë vetë Elita. Ndaj, ajo kishte një pyetje për ndjekësit e saj:

“I kisha pyt ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli, etj. e jo Bota?”- shkruante ajo.

Share With:
Translate »
427 Views