Në një intervistë të fundit, vëllezërit e Paul Walker pranuan se nuk e kanë parë më “Fast & Furious 7” pas premierës në vitin 2015. Paul, që në këto filma interpretonte Brian O’Connor, kishte humbur jetën në një aksident me makinë pak para përfundimit të xhirimeve dhe vëllezërit e tij Caleb e Cody, mundësuan risjellën në “jetë” të tij për të përfunduar filmin, falë teknologjisë digjitale.
“Kam parë skenën e fundit dhe mendova: jam unë. Është shqetësuese. Mendoj se një ditë, kur fëmijët tanë të jenë më të mëdhenj dhe që mund të ndajmë këto gjëra me ta mund t’i themi: ej shiko, ky është xhaxhai juaj Paul. Ishte djali më i mirë në botë dhe kemi përfunduar këtë film për të. Mendoj se ai vlejti çdo gjë”, deklaroi Caleb Walker.