Vendi që po zhduk fëmijët me sindromën Down

Në vende si Shtetet e Bashkuara apo Britania e Madhe, njerëzit me sindromën Down janë duke fituar më shumë vëmendje nga viti në vit, por ka një vend tjetër, që pothuajse i ka zhdukur.

Nga një sondazh i kohëve të fundi i CBS News, ka zbuluar se mesatarisht çdo vit, lindin vetëm dy fëmijë me sindromën Down në Islandë dhe gjetjet kanë shkaktuar debat të ashpër etik në internet.

Landspítali, ose Spitali Universitar Kombëtar i Islandës, ka ofruar teste të shqyrtimit prenatal për gratë shtatzëna që nga fillimi i viteve 2000, një hap thelbësor në zbulimin e problemeve të zhvillimit në një fetus – duke përfshirë sindromën Down.

Ndryshe nga 67% e grave në SHBA që zgjedhin të ndërpresin shtatzënitë e tyre pas diagnozës të këtij çrregullimi, pothuajse 100% e grave islandeze e bëjnë këtë, duke e bërë sindromën Down jashtëzakonisht të rrallë në vendin ishull.

“Kuptimi im është se ne kemi zhdukur në thelb, pothuajse, sindromën Down nga shoqëria jonë“, tha gjinekologu Kari Stefansson për CBS.

Në kundërshtim me akuzat e internetit për abortet e detyruara dhe ‘spastrimin shoqëror’, të gjitha abortet e kryera në Islandë ishin tërësisht me vullnet të nënave.

Përkundër prognozës së dobët të fëmijëve me sindromin Down dhe kostove që lidhen me kujdesin për mbajtjen nga familjet e tyre, disa ende argumentojnë se ekzistenca e tyre duhet të vlerësohet nga shoqëria dhe se ndërprerja e shtatzënive të Down-ve është jo etike.

Share With:
Translate »
1530 Views