Vendimi i Selena Gomez për dasmën shkakton përçarje familjare: A e shpërfilli ajo nënën e saj?

E ëma e Selena Gomez, Mandy Teefey, thuhet se është zhgënjyer nga një vendim që këngëtarja mori për dasmën e saj me Benny Blanco, pasi ajo zgjodhi që ta shoqëronte drejt altarit gjyshi i saj, David Cornett.

Jo të gjithë qenkan të lumtur! Dasma e Selena-s mund të

Getty Images for Vanity Fair

 

“E ëma dhe njerku i saj, Brian, u zhgënjyen kur ajo nuk zgjodhi të ëmën që ta shoqëronte tek altari. Në një lëvizje befasuese, ajo zgjodhi gjyshin e saj, David, për ta çuar te Benny”.

Jo të gjithë qenkan të lumtur! Dasma e Selena-s mund të

Burimi shtoi se “David dhe gruaja e tij Debbie shpërthyen në lot gëzimi kur ajo ua kërkoi. Selena e mori vendimin sapo filluan planet për dasmën.”

Selena Gomez, 33 vjeç, shkëmbeu betimet me producentin muzikor Benny Blanco, 37 vjeç, në një festë plot yje sot në një pronë private në Santa Barbara, Kaliforni, ku morën pjesë familjarë dhe miq të çiftit. Ata u mblodhën të premten në mbrëmje në një festë paraprake.

Jo të gjithë qenkan të lumtur! Dasma e Selena-s mund të

Më tej, dasma u zhvillua të shtunën dhe privatësia e saj ishte prioritet. Të ftuarit nuk e dinin fare vendin ku do të bëhej ceremonia.

Nga ana tjetër, Mandy Teefey, 49 vjeç, njihet për sakrificat që bëri për të inkurajuar karrierën e Selena-s si aktore dhe këngëtare. Ajo e solli në jetë themeluesen e Rare Beauty në moshën 16-vjeçare dhe e rriti si nënë beqare.

Share With:
Translate »
159 Views