Vendin e parë për aktivitetin më të mirë të fundjavës e zë Flori me familjen e tij
Fundjava që lamë pas ishte një nga ditët më të veçanta në familjen Binaj. Flori, Sadina dhe e vogla Krena kishin zgjedhur të linin kryeqytetin për tu arratisur drejt një vendi mjaft të preferuar për familjen e tyre. Kanionet e Osumit, një pasuri kombëtare e çmuar ofrojnë rafting në rrjedhën e tyre dhe duket se aktori i shfrytëzon mirë, pasi kjo nuk ishte hera e parë e tij në këtë sport. Hera e parë në fakt ishte për Krenën, e cila edhe pse 4 vjeç, duket një tip mjaft sportiv dhe e ka shijuar pafund këtë eksperiencë të re. Mami dhe babi natyrisht që do t’ia ruanin në foto këtë kujtim dhe nuk kanë hezituar ta ndajnë edhe me ne. /Kids’Time/
