Vendosini fëmijës një emër të dytë për ta bërë më të veçantë nga pjesa tjetër, propozimet unike
Një prej të parave që nisi një trend të ri mes emrave të dytë në Shqipëri ishte Inis Gjoni, e cila 8 vjet më parë i vendosi së bijës dy emra, Coco Antonel. Emri lidhej me dëshirën e prindërve të saj për ta unifikuar atë nga pjesa tjetër e fëmijëve të moshës së saj. Pas saj, edhe personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it shqiptar bënë të njëjtën zgjedhje.
Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj, Skerdi, zgjodhën Abigail Isabel për vajzën e tyre të dytë, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo e pagëzuan me Kroi Art djalin e tyre (me siguri e kujtoni historinë e tij; Albani ishte për Art, Bieta për Kroi. Nuk arritën dot të vendosnin njërin dhe vendosën t’i mbajnë të dy), Ledioni dhe Sara zgjodhën London Noor, Tuna dhe Patrisi e pagëzuan me Tian Patris djalin e tyre, Ansi Agolli, futbollisti i kombëtares, e pagëzoi me Blodin Brooklyn të birin, ndërsa Estela Ujka vendosi Damar Brooklyn për vajzën e saj të vogël.
Emrat dysh kanë disa vite që janë në trend edhe në Shqipëri. Arsyeja kryesore është, natyrisht, të qenit unik. Pas shumë muajve me lista të gjata, madje edhe debatesh të ashpra, më në fund, ju dhe partneri keni rënë dakord për të zgjedhur një emër unik për fëmijën tuaj – dy emra në fakt.
Por edhe emri i dytë nuk është aq i thjeshtë për t’u zgjedhur. Ashtu si emri i parë, edhe i dyti duhet të jetë domethënës, i lehtë në shqiptim dhe unik.
Nëse ndiheni pak të humbur pas kërkimeve, ja ku janë disa sugjerime që e bëjnë zgjedhjen e një emri të dytë shumë të thjeshtë.
Shpeshherë, mbetet detyrë e vështirë edhe emri i dytë, i cili shërben për shumë qëllime si; nderimi i një anëtari të familjes, duke përfshirë emrin e vajzërisë së nënës, ose mund të shërbejë si një kompromis kur prindërit nuk mund të bien dakord për emrin e parë.
Por për prindërit që duan të shfaqin një anë më unike të personaliteteve të tyre, një emër i dytë mund të jetë mënyra e më e mirë për të bashkuar një emër të parë konvencional me një emër të dytë më të pazakontë për të shfaqur individualitet. Shumë njerëz njihen më shumë nga emri i tyre i dytë, kështu që vendimi për të është po aq i rëndësishëm sa edhe emri i parë.
Djem
Flynn
Ives
Apollo
Orion
Storm
Thelonious
Zeus
Fox
Jagger
Ziggy
Milo
Ezra
Hugo
Edric
Vajza
Zelda
Amina
Chelle
Meadoë
Paloma
Artemis
Cerise
Aquilla
Imogen/a
Riona
Siobhan
Zorah