Veprimi i Kate-it dhe William-it nxit edhe më shumë kritikat e ashpra ndaj Meghan-it dhe Harry-t

Nëse ende nuk e keni marrë vesh, Princi Harry dhe Meghan Markle janë përballur me kritika të ashpra nga njerëzit për shkak se zgjodhën të fluturonin me avion privat, i cili e ndot ambientin shumë herë më shumë sesa një avion i zakonshëm. Këto kritika priteshin duke qenë se Harry dhe Meghan njihen si njerëz që “luftojnë” për ndryshimet klimatike. Nga ana tjetër, Kate dhe William kanë fluturuar me një avion të zakonshëm, ashtu si gjithë njerëzit. Kjo gjë nuk ka kaluar pa vëmendje, duke qenë se interneti po zien nga drama e avionit privat të çiftit tjetër mbretëror.

Fotot dhe videot e siguruara nga Daily Mail, tregojnë Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit duke u drejtuar për tek avioni së bashku me fëmijët e tyre dhe me dadon e fëmijëve, në një avion të zakonshëm. Sipas një pasagjeri të rastësishëm, prania e familjes mbretërore në avion nuk u shoqërua me “spektakël”. Në fakt, ata u treguan shumë diskretë gjatë udhëtimit.

Ky veprim i Kate dhe William ka sjellë sërish në vëmendje kritikat ndaj Harry-t dhe Meghan-it për përdorimin e avionit privat. Sigurisht që ka edhe nga ata njerëz që hedhin teori konspirative dhe mendojnë se ky veprim i çiftit Kate-William është pjesë e “dramës mbretërore” për të nxjerrë keq çiftin Harry-Meghan dhe për të nxitur edhe më shumë kritikat ndaj tyre.

Share With:
Translate »
733 Views