Vërtetohet legjenda! Nëna lind një bebe “sirenë”
Mjekët indianë kanë mbetur të shokuar nga lindja e një fëmijë “sirenë”, i cili fatkeqësisht jetoi vetëm katër orë. Fëmija pa emër, seks i të cilit ishte i paqartë për shkak të legenit të pazhvilluar dhe këmbëve të ngjitura, vuajti nga një gjendje e rrallë e njohur si sirenomelia ose sindroma sirenë. Muskura Bibi, 23 vjeç nuk kishte mundësi financiare të ndiqte shtatëzaninë rregullisht tek mjeku dhe nuk kishte bërë asnjë vizitë gjatë shtatzënisë së saj dhe për këtë arsye mësoi gjendjen e foshnjës vetëm kur ajo lindi. Dr. Sudip Saha, specialist i fëmijëve në spital tha: “Mungesa e ushqyerjes së duhur dhe qarkullimi i parregullt i gjakut tek foshnja nga nëna mund të krijojë këtë lloj anomalie”. Sindroma “sirenë” mendohet të ndikojë një në çdo 60,000 deri në 100,000 lindje.
