Vesa dhe Big Basta festojnë 8-vjetorin e martesës në kopshtin e Lianit

Vesa Luma dhe Big Basta kurorëzuan dashurinë e tyre tetë vite më parë në Paris, ndërsa dasmën e tyre e organizuan më vonë në Sarandë.

Pas momentit të kurorëzimin kur i thanë “Po” njër-tjetrit, jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht.

Dashuria e tyre u bekua me një vogëlush, Lianin, ndërsa prej disa kohësh ata kanë nisur jetën së bashku në Zelandën e Re.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, çifti po e feston përvjetorin këtë vit në mënyrën më modeste, në kopshtin e Lianit.

“12.12.12 u kurorezua nje dashuri nga e cila lindi qenia me perfekte ne bote!
Sot pas 8 vitesh nuk jemi ne Paris,vetem ne te dy @bigbastazone po jemi ne ishullin e bukur te Zelandes duke festu festen modeste te fundvitit ne kopshtin e Lianit tone????- dhe kjo qenka knaqesi shume ma e madhe ❤️
Fati im i madh eshte qe ketu ne kete vend,njoha anen tjeter tenden @bigbastazone – nje baba e bashkshort qe sfidon udheheq e drejton ne rruget te cilat sic duket jane te duhurat keto kohe te veshtira per te gjithe!Gezuar jete! Une e Liani do te jemi perhere me ty❤️,ore edhe ne Mars me shku ????! Te dua shume????”- ka shkruar Vesa.

 

Share With:
Translate »
316 Views