Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen në vendin ku ai e propozoi 12 vite më parë, por me një ndryshim të madh
Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun shqiptar dhe dashuria e tyre vetëm është shtuar ndër vite.
Pasi jetuan për disa kohë në Australi, çifti janë rikthyer në vendin tonë, ndërsa sot kanë shkuar në Paris për përvjetorin e ditës së fejesës.
Këngëtarja Vesa Luma ka postuar foto të 12 viteve më parë dhe një nga dita e sotme ndërsa shkruan: “Para 12 vjetesh,me date 12.12.12 ne oren 12:00 Big Basta beri propozimin me te bukur ne bote ne Eifel Tower . Sot me date 12.12.24 ,ne Oren 12:00 u rikthyem me frytin e dashnise ne te njejtin vend”.
Sot sigurisht i shoqëron fruti i kësaj dashurie, që është djali Liani.