Vesa Luma dhe Liam bashkohen me Big Bastën, gjejnë surprizën e bukur kur shkon në Zelandën e re
Vesa Luma dhe Big Basta jetuan për pak kohë larg njëri-tjetrit. Kjo periudhë larg bashkëshortit ishte pak e vështirë për këngëtaren, pasi sipas deklaratave të saj, largësia ndikoi negativisht tek ajo. Vesa ishte së bashku me Lianin në Kosovë, ndërsa këngëtari i priste në Zelandën e Re. Ajo kaloi një periudhë shumë të bukur këtu me njerëzit më të dashur, por ditën e sotme është kthyer në Zelandë dhe sapo ka arrirë ka gjetur një surprizë të organizuar nga Basta.
“Faleminderit që ekzistoni! Faleminderit për dashurinë që më jepni”, shkruante ai në një letër, dedikuar jo vetëm Vesës, por dhe djalit të tij. Tani më në fund familja është sërish bashkë dhe gjërat për ta do jenë me siguri më të lehta tani.