Vesa Luma ia del për herë të parë edhe pa ndihmën e nënës
Ata janë zhvendosur familjarisht në Zelandën e Re, aty nuk e kanë statusin e një personazhi VIP, ku mund të dalin lirisht pa u shqetësuar nga sytë e të tjerëve, por edhe tashmë kanë më shumë kohë për lirë për të kaluar më njëri- tjetrin.
Pikërisht për shkak të angazhimeve të shumta si artiste, por edhe largësisë, Vesa Luma e ka pasur të pamundur për të gatuar ushqimin tradicional shqiptar bashkëshortit të saj, që përveç se kërkon shumë kohë, është edhe i mundimshëm: byrekun. Me zhvendosjen në Zelandën e Re, Vesa e ka lënë për pak orë djalin, Lian me të atin, për të shtruar petët, por kësaj radhe procesi i gatimit ka qenë më i vështirë, pasi nuk ka pranë nënën e saj, që ia tregonte hapat njëra pas tjetrën.
Megjithatë rezultati ka qenë fantastik, të paktën në fotot e postuara në Instagram këtë përshtypje na lënë, aq më tepër që tepsia është në fund të saj.



Edhe nga ndjekësit në Instagram, Vesa është vlerësuar pozitivisht në sondazhin e krijuar prej saj, ku mundësitë e votimit ishin: mirë dhe shumë mirë.

Opsion tjetër nuk duhet pse të kishte.