Vesa Luma sapo na prezantoi me kuzhinierin e darkës së Vitit të Ri
Pritja e Vitit të Ri 2018 do të jetë më i veçanti në jetën e Vesa Lumës, të paktën deri tani. Ajo për herë të parë, së bashku me familjen e saj, do të festojë ardhjen e vitit tjetër në stinën e verës. Së fundi Big Basta, Vesa dhe Lian janë zhvendosur në Zelandën e Re për një jetë më të mirë.
E teksa gjithçka duket ndryshe këtë vit, edhe kuzhinieri që do t’iu gatuajë darkën është fringo i ri. Vesa ka postuar një foto të Lian në Instagram i veshur si kuzhinier dhe shkruan: “Kemi kuzhinierin tonë personal për Vitin e Ri.” /Kids’ Time
