Vesa Luma shtatzënë dhe nostalgjike!

Dhjetori mesa duket paska ardhur plot mall për VIP-at…Mes fotove të Lianit, Big Bastës e ambientit aktual të punës, Vesa ka lënë vend edhe për një tjetër postim. Me barkun shumë të fryrë, duke pozuar para pasqyrës, Luma ka shkruar: “9 muajshe shtatzënë. Ndihem nostalgjike”. Edhe pse shumë nëna e konsiderojnë një eksperiencë të vështirë, askush nuk mund të mohojë se është ndër rrugëtimet më të bukura. Tashmë duke e parë Lianin të rritet dita-ditës, Vesa ka ndjerë mall për kohën kur e mbante ende djalin e saj në bark. Nga ana tjetër, nuk kishim parë foto të këngëtares me barkun kaq shumë të dallueshëm.

 

Share With:
Translate »
1234 Views