Vesa me Lianin nga Kosova bën për Big Bastën dedikimin që çdo bashkëshort do të donte të dëgjonte

Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe prej kohësh kanë ndërtuar familjen e tyre të vogël.

Reperi i njohur feston ditëlindjen dhe urimin e parë e ka marrë nga bashkëshortja e tij, e cila ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për t’i ndarë me të gjithë. “Tashmë tek ti është data 1 korrik, dita kur ti erdhe në këtë jetë, për të bërë aq shumë njerëz të lumtur me prezencën tënde, pozitivitetin, dashurinë e sinqeritetin që të karakterizon. Por jam unë femra më me fat që po ndërtoj një ‘perandori’ me ty dhe Lianin, i cili të ka si model të jetës për çdo rrugë e pasion që ti ndjek. Gëzuar ditëlindjen dhe më mungon shumë. Shihemi së shpejti”, shkruan Vesa krahas fotos familjare.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Big Basta erdhi në Shqipëri dhe kaloi disa ditë pushimi pranë familjes së tij. Mesa duket, reperi është rikthyer sërish në Zelandën e Re ku së shpejti do i bashkohet edhe familja e tij.

Share With:
Translate »
598 Views