Veshjet e shtatzënisë së Beyonce kapin shifra marramendëse
Në imazhet e shumta që Beyonce ka ndarë në rrjetet sociale gjatë pritjes së ëmbël të binjakëve , ajo që bie në sy është stili I saj veçantë, për ketë arsye shpesh ajo është konsideruar si një ndër këngëtaret më me stil në botë.
Nëpër të gjitha fotografitë, ajo shihet që ka veshur veshje të markave të njohura, këpucë, çanta dhe aksesorë po ashtu.
Disa burime të People, thonë se tërë këto veshje deri tani kanë kushtuar së paku 53 mijë dollarë.
Vetëm në këtë veshje në fotografinë e mëposhtme, Beyonce ka shpenzuar 6730 dollarë.