“Vështirësitë e saj bëheshin busull për mua”, Lea Ypi tregon pse ja ka dedikuar gjyshes librin “Të lirë”

Lea Ypi është pedagoge në Londër, studiuese, shkrimtare dhe një shqiptare që siç thotë ajo, “u rrit në fund të historisë”. Ajo ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka folur për librin e saj “Të Lirë”, i cili tashmë është përkthyer në 24 gjuhë të botës, ndërsa në shqip është përkthyer nga vetë autorja.

Me këtë vepër ajo është vlerësuar vetëm para pak kohësh si 1 nga 10 mendimtarët më të mira në botë, duke lënë pas edhe Elon Musk. Lea ka treguar se si i lindi ideja e librit dhe çfarë e shtyu ta shkruante atë. Ajo ka treguar se e ka shkruar librin në kohën e pandemisë, kur të gjithë po përballeshim me mungesën e lirisë, ndaj nevoja për të qenë të lirë solli në jetë këtë libër që është libër historik dhe filozofik.

Ajo ka treguar se këtë libër ja ka dedikuar gjyshes së saj pasi për Lean ajo ka qenë si busull për të pasi prej saj ka mësuar konceptin e lirisë morale.

Rudina Magjistari: Ja ke dedikuar gjyshes tënde librin dhe  këtë gjë e thua që në fillim të librit. Pse pikërisht asaj?

Lea Ypi: Librin ja kam dedikuar gjyshes sepse gjyshja është në një farë mënyre boshti moral i librit. Libri trajton koncepte të ndryshme të lirisë nëpërmjet personazheve të ndryshme. Nëna ka një ide më liberale të lirisë, babai ka një ide më sociale të lirisë, gjyshja ka një koncept të lirisë më reale, që është i pari që për mua ka qenë i rëndësishëm dhe që në fakt ka qenë edhe pjesë e botëkuptimit tim filozofik më vonë. Ky koncept i lirisë morale dhe ideja që liria morale është aty me të gjithë dhe nuk ka asnjë sistem, sado shtypës, që të jetë që ta heq. Kjo e ka karakterizuar qasjen e gjyshes sime gjatë gjithë jetës se ajo ka pasur një jetë shumë të vështirë me persekutime, me vuajtje shuam të mëdha. Ka ardhur nga një familje me privilegje dhe ka përfunduar me punë krahu.

Rudina Magjistari: I ke bërë një kronologji të përmbledhur, të shkurtër por shumë të bukur gjyshes tënde.

Lea Ypi: Ajo që mua më bënte përshtypje kur flisnin për këtë temë dhe i thoja po ti si e ke kaluar gjithë këtë, kur unë isha në vështirësi vështirësitë e saj bëheshin njëlloj busulle për mua dhe unë e pyesja, po si ka mundësi?! Ajo thoshte “unë e lirë kam qenë, nuk e kam humbur lirinë se lirinë e ka brenda njeriu”. Kjo është edhe ideja kryesore e librit.

Share With:
Translate »
147 Views