Vetëm 1 muaj pas lindjes, Olta Xhaçka fotografohet nga paparaci në super formë
Muajin e kaluar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bë nënë për herë të dytë. Olta solli në jetë një vajzë nga martesa me Artan Gaçin.

Gjatë shtatzënisë, Xhaçka ishte në krye të detyrës dhe u fotografua shpesh me barkun e rrumbullakosur. Por edhe pas lindjes, ministrja vazhdon vazhdon punën dhe së fundmi është fotografuar në Parlament.

Në fotot e paparacit të “Panorama plus”, Olta shfaqet në super formë edhe pse ka kaluar më pak se një muaj nga lindja.

Ministrja shfaqet elegante e veshur me kostum të zi, këmishë dhe taka.




