Vetëm 12 vjeç, djali i Eduart Ndocajt shpall kandidaturën për ministër të jashtëm

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, politikani i shumë komentuar Eduart Ndocaj foli edhe për emërimin e kryeministrit si ministër i jashtëm. Politikani i habiti të gjithë kur deklaroi se djali i tij 12 vjeç do kandidojë për ministër të jashtëm.

Ndocaj tregoi se djali i tij ka lexuar 110 libra dhe gjithashtu di dy gjuhë të huaja.

“Ministër i jashtëm duhet një njeri që lexon libra shumë, të paktën të ketë lexuar mbi 100 libra, s’ka problem mosha. Unë kam djalin tim 12 vjeç, ka lexuar 110 libra, di dy gjuhë të huaja. Kërkoj këtu publikisht që të kandidojë. Jam i bindur që do fitojë”, u shpreh Ndocaj.

Share With:
Translate »
598 Views