Vetëm 17 vjeç, vajza modele e Niko Peleshit bën krenar ish-ministrin
Aleksia Peleshi, vajza e ish-ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi është bërë shumë e famshme në botën e modës.
Por përveçse modelimit, Aleksia paska edhe një tjetër talent, atë të të shkruarit.
Së fundmi vajza e ish-ministrit ka dhënë një lajm për të cilin Niko Peleshi duhet të ndihet shumë krenar.
Aleksia ka treguar për ndjekësit në Instastory se ka shkruar librin e saj të parë në anglisht dhe shumë shpejt do ta botojë.
‘Ka tema të ndryshme se është me poezi dhe histori të shkurtra në anglisht’, përgjigjet Aleksia teksa u pyet nga fansat se çfarë përmban libri.
