Vetëm 3 vjeç, por talenti i djalit të Orgesa Zaimit është për t’u habitur
Orgesa Zaimi ka zbuluar me anë të një fotoje të publikuar pak minuta më parë talentin më të ri që po shfaq djali i saj. Me krenarinë e një nëne, këngëtarja ka postuar një vizatim të tij dhe ka shpjeguar gjithçka me një shkrim të shkurtër.

“Unë 3 vjeç mezi mbaja lapsin në dorë, im bir përveç ngjyrosjes brenda vijave, po zhvillon një sens ‘fashion designing’, etj. Brez i përmirësuar dukshëm”,-shkruan Orgesa. Siç edhe kuptohet, këndvështrimi saj nuk është aspak i gabuar. Edhe pse në moshë të vogël, djali i saj ka shumë talent. Kujtojmë se Orgesa është nënë edhe e një vajze më të rritur, e cila me çfarë kemi kuptuar nga postimet e këngëtares ka pasion muzikën./revistawho.com
